Real Madrid udhëheq renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pas takimeve të raundit të 14-të. Skuadra spanjolle fitoi 88-73 ndaj Bayern Mynih, duke korrur fitoren e 13-të.
Madrilenët janë shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit, ku me 10 fitore, në vendin e dytë, janë Virtus Bolonja dhe Barcelona. Italianët fituan 91-81 ndaj Baskonia Gasteiz, ndërsa katalanasit u mundën 90-86 në fushën e tyre nga Armani Milano.
Në play off shkojnë tetë skuadrat e para, ku për momentin ndodhen Partizan Beograd, Monaco, Baskonia Gasteiz, Valencia Basket dhe Maccabi Tel Aviv.
Euroleague – Raundi i 14-të
Crvena Zvezda – Alba Berlin, 85-71
Zalgiris Kaunas – Partizan Beograd, 85-93
Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes, 95-86
Baskonia Gasteiz – Virtus Bolonja, 81-91
Real Madrid – Bayern Mynih, 88-73
Villeurbanne – Panathinaikos, 81-89
Fenerbahce – Monaco, 86-74
Olympiacos – Valencia Basket, 56-63
Barcelona – Armani Milano, 86-90