​Kurti shijon nga afër spektaklin e basketbollit 3x3 në Prishtinë

Basketboll

​Kurti shijon nga afër spektaklin e basketbollit 3x3 në Prishtinë

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 09:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen zyrtare të ngjarjes “3x3 Prishtina”. Për katër ditë radhazi, sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë do të jetë arenë e ndeshjeve ndërkombëtare në 3x3 për burra dhe gra.

Në fjalën e tij, ai tha se organizimi i këtyre garave po dëshmon që Kosova di të organizojë ngjarje sportive ndërkombëtare dhe të mirëpresë sportistë mysafirë, dhe të jetojmë me sportin.

“Termi i “3x3” përshkruan edhe neve si shtet por edhe këto momente në të cilat me Ministrinë tonë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, jemi të përqendruar në tri drejtime.

E para është me sportistët tanë më të mirë që tashmë janë nisur drejt Lojërave Olimpike Paris 2024 e atje me synime të qarta për medalje.

E dyta, me angazhimet tona për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, përgatitjet për të cilën tashmë kanë filluar.

Dhe e treta, po vazhdojmë të jemi nikoqir të ngjarjeve të rëndësishme sikurse kjo e sotmja, pra ngjarje ndërkombëtare sportive.” vijoi fjalën e tij kryeministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat