Federata ndërkombëtare e Boksit, i reagon ashpër Federatës së Boksit të Serbisë.
AIBA e kundërshton ashpër veprimin e Beogradit, duke i ndaluar boksierët e Kosovës që të futen në territorin e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.
“Federata e Boksit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në AIBA që nga nëntori 2014 dhe pritet të marrë pjesë në Kampionatet Botërore të AIBA-s.
AIBA pret që delegacioni i Kosovës të mos trajtohet ndryshe nga delegacionet tjera anëtare të AIBA-s.
Duket se megjithatë Kosova është ndalur në kufi. Kjo është e papranueshme”, reagon AIBA.