Pritet të mbahet me 5 gusht spektakël i boksit në qytetin e Strugës së Maqedonisë së Veriut.
Spektaklin e ka paralajmëruar organizatori Avdyl Salihu.
“Njoftoj të gjithë simpatizuesit e boksit që ka ardhur koha që të zhvillohet një spektakël i boksit profesionist në vendin tonë duke sjell kështu edhe disa emra të njohur.
Shpresoj shumë të kem mbështetje nga afaristet privat por edhe ata institucional, kryesisht nga Komuna e Strugës duke me ndihmuar në logjistik.
Do të zhvillohen 10 ndeshje profesionale ku prej tyre tre ndeshje për titull.
Gjithashtu janë paraparë edhe disa ndeshje nga boksi olimpik.
Nuk do të mungon as programi artistik si dhe shumë befasia të tjerë”, thotë promotori Salihu.