Gjatë fundjavës Donjeta Sadiku i kishte sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës edhe atë duke shënuar katër fitore radhazi.
Cekim se turneut botëror kualifikues që zhvillua në Arsizio, Itali nga 3 mars deri më 11 mars e kishte përcjell nga afër edhe Menaxheri e promotori i njohur i boksit profesionist, Muharrem Gjocaj i cili se bashku me ekipin kosovar është munduar të motivoj nga afër Donjetën.
Gjocaj në një postim të tij në FB është shprehur shumë i gëzuar më këtë sukses. “Donjeta do të na përfaqësoj me shumë krenari në Olimpiadë.
Jemi shumë krenar për rininë tonë qe po na përfaqësojnë si një shtet i ri ne botë.
Jeni ju ambasadoret më të mirë.
Një meritë e madhe shkon edhe për te madhin Latif Demolli i cili me një përkushtim te jashtëzakonshëm është duke punuar qe te kemi sa me shumë talent qe te na përfaqësojnë me shumë krenari.
Përkushtimi i madh dhe urime për traineren Marjola Sallauka dhe stafit punues qe është duke na ber krenar qe te jemi pjesëmarrës ne Olimpiadë”, tha Muharrem Gjocaj.