Një anije tjetër u rrëzua sot në Kanalin e Suezit duke bllokuar shkurtimisht korsinë globale të transportit ujorë, raporton DailyMail.
Anija e cila mendohet të jetë Corals Crystal, me flamur të Panamasë e që po lundronte për në Port Sudan u bllokua rreth 54 km në kanal, duke shkaktuar një përpjekje shpëtimi sot. Anija u zhvendos dhe trafiku rifilloj përsëri, thanë autoritetet e Kanalit të Suezit, sipas raporteve të mediave lokale.
Katër anije që udhëtonin nga Port Said në drejtim të Suezit u vonuan ndërsa ekipet e shpëtimit u përpoqën të vendosnin anijen në degën perëndimore të kanalit al-Balah.
Bllokimi i Corals Crystal vjen gati gjashtë muaj pasi Ever Given u bllokua në këtë kanal duke shkaktuar një operacion shpëtimi gjashtë-ditor dhe duke ndaluar 42 miliardë funta të tregtisë botërore.