​SHBA: Nuk ka gjasa që Kievi të dëbojë rusët këtë vit

Bota

​SHBA: Nuk ka gjasa që Kievi të dëbojë rusët këtë vit

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:24
Mark Milley

Ukraina nuk ka gjasa të jetë në gjendje të dëbojë të gjitha forcat ruse nga territori i saj brenda këtij viti dhe nuk mendoj se mund të bëhet në një afat të shkurtër, deklaroi tha shefi i Shtabit të Përgjithëm i ushtrisë amerikane, Mark Milley në një intervistë për ”Defense One”.

Është një detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake”, deklaroi Milley.

“Bëhet fjalë për rreth 200 000 rusë që janë ende në Ukrainën e pushtuar. Nuk po them se nuk mund të bëhet. Unë them se është e vështirë”, shpjegoi ai.

Milley theksoi se ndërkohë Rusia “ka dështuar nga pikëpamja strategjike dhe operacionale”.

”Tani, po dështon edhe nga pikëpamja taktike”, theksoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat