LIVE: “Nuk do gjakderdhje ruse”, ndalet Wagneri - Bideni flet me Macronin, Sunakun e Steinmeier për situatën në Rusi

Bota

LIVE: “Nuk do gjakderdhje ruse”, ndalet Wagneri - Bideni flet me Macronin, Sunakun e Steinmeier për situatën në Rusi

Nga: Bota sot Më: 24 qershor 2023 Në ora: 06:17 Përditësuar në ora: 11:26 më 24.06.2023
Ushatrët e Wagner-it

Putin e informon presidentin bjellorus për situatën në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka informuar homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenka për situatën në Rusi, sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca e Bjellorusisë në Telegram.

Në të është thënë se Putin është zotuar që do ta shtypë atë që e ka konsideruar rebelim, pasi shefi i grupit mercenar rus, Wagner ka thënë se e ka marrë kontrollin e qytetit jugor rus, Rostov-on-Don, teksa bën përpjekje për të rrëzuar krerët e ushtrisë së Rusisë.

Zakharova u bën thirrje rusëve që ta mbështesin Putinin

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i ka bërë thirrje popullit rus që të jetë afër presidentit Vladimir Putin, pasi Putin i ka cilësuar veprimet e Wagnerit si “rebelim të armatosur”.

Lideri çeçen shpreh gatishmëri për t’i shtypur veprimet e Wagnerit

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka thënë të shtunën se forcat e tij janë të gatshme të ndihmojnë në shtypjen e rebelimit të grupit Wagner.

Ai ka thënë se nëse duhet, do të merren masa të ashpra.

Kadyrov e ka cilësuar sjelljen e shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin si “thikë pas shpine”, dhe u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të mos dorëzohen para “provokimeve”.

Automjetet ushtarake të Wagnerit rreshtohen nëpër rrugët e Rostovit

Automjetet ushtarake të Wagnerit janë rreshtuar nëpër rrugët e Rostovit.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se grupi pothuajse ka pushtuar vendet kryesore të sigurisë, shkruan Sky News.

Kjo sipas tyre, përfshin edhe shtabin ushtarak që koordinon operacionet në Ukrainë.

Prigozhin: Të 25 mijë vetat e Wagner-it jemi të gatshëm të vdesim në Rusi

Në një mesazh të postuar në Telegram të shtunën në mëngjes, Yevgeny Prigozhin tha se të gjithë anëtarët e grupit të tij të mercenarëve Wagner ishin “gati të vdisnin” në aksionin e tij kundër ushtrisë ruse.

“Të gjithë ne jemi gati të vdesim. Të gjithë 25,000, dhe më pas 25,000 të tjerë”, tha ai në një mesazh audio.

Ai ka shtuar se aksioni po ndërmerrej “për popullin rus”.

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit të saj se disa njësite të Wagnerit “janë nisur në veri përmes rajonit Voronezh, dhe pothuajse me siguri e synojnë Moskën”.

Britania: Wagneri është nisur drejt Moskës, Rusia po përballet me sfidën më të madhe të kohëve të fundit

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit të saj se disa njësite të Wagnerit “janë nisur në veri përmes rajonit Voronezh, dhe pothuajse me siguri e synojnë Moskën”.

Vorenezh shtrihet në mes të Moskës dhe Rostov-on-Donit, qytetit rus të cilin Wagneri pretendon se tani e kontrollon.

Ministria ka thënë se shteti rus është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë në kohët e fundit.

“Në orët e ardhshme, besnikëria e forcave ruse të sigurisë dhe sidomos e Gardës Kombëtare të Rusisë, do të jetë kyçe rreth asaj se si do të zhvillohet kriza”, ka thënë ministria britanike përmes një deklarate.

Ukraina mund të ketë fatin e Koresë, zbardhen ngjashmëritë e dy konflikteve të përgjakshme

Kanë kaluar 73 vjet që kur filloi Lufta Koreane, e ngrirë më pas më 27 korrik 1953 me një armëpushim, pa fitues apo humbës. Saktësisht 70 vjet pas atij armëpushimi, gjithçka është ende e ngrirë, në pritje të një marrëveshjeje politike.Sot ky konflikt ka dalë sërish nga arkivat e histories, edhe për shkak të ngjashmërive me luftën në Ukrainë. Një "zgjidhje koreane" po fiton terren, ashtu si hipoteza e një Ukraine të “gjymtuar”. Ndër emrat e tjerë që i atribuohen konfliktit korean, janë edhe "luftë e pezulluar" dhe "luftë e harruar". Pezulluar sepse, nuk ka përfunduar ende teknikisht. E harruar sepse, duke folur kronologjikisht, ndodhi në gjysmë të rrugës midis Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Vietnamit, dy ngjarje që patën një rezonancë më të madhe, duke errësuar atë që ndodhi midis viteve 1950 dhe 1953 në gadishullin Korean.

Ngjashmëritë

Konteksti historik dhe politik është i ndryshëm. Megjithatë, ekziston një fije e përbashkët që lidh luftën koreane me luftën aktuale në Ukrainë. Dy konfliktet mund të konsiderohen rajonale me implikime globale, të cilat paralajmërojnë, përshpejtojnë dhe konsolidojnë tranzicionin drejt një rendi të ri global.Për më tepër, në kohën e shpërthimit të Luftës së Koresë, sistemi ndërkombëtar kishte filluar të stabilizohej duke ndjekur një strukturë bipolare, me SHBA dhe Bashkimin Sovjetik si dy fuqitë dominuese. Sapo kishim hyrë në Luftën e Ftohtë, që ishte e paparashikueshme dhe e rrezikshme. Sot mjafton që Koreja të zëvendësohet me Ukrainën dhe Kina me BRSS, dhe skenari bëhet jashtëzakonisht i ngjashëm. Sipas “Foreign Policy”, lufta midis Kievit dhe Moskës po përshpejton dhe konsolidon hendekun gjeopolitik midis SHBA-së dhe partnerëve të saj nga njëra anë, dhe boshtit kino-rus, dhe partnerët e tyre nga ana tjetër.

Gabimet e pushtuesit

Ngjashmëri të tjera vërehen duke kujtuar fazat faktike dhe vendimmarrëse të dy luftërave. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Joseph Stalin Stalini mendoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lëviznin kurrë për të mbrojtur Korenë, dhe kështu ai e shtyu presidentin e atëhershëm të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, të niste ofensivën e tij kundër Koresë së Jugut. Në fakt, kur Kremlini nisi "operacionin special ushtarak" në Ukrainë, presidenti rus e kishte menduar pothuajse të pamundur të shihte një mbështetje kaq intensive të NATO-s për Kievin, dhe e kishte menduar të lehtë rënien e qeverisë ukrainase. Ishte një gabim i dyfishtë. Një paralele tjetër interesante: në vitet 1950, CIA me të vërtetë kishte vënë re se Pheniani po lëvizte ushtrinë e saj drejt kufirit jugor, por, i raportoi Sekretarit të Shtetit të SHBA, Dean Acheson, se pushtimi i Veriut ishte i pamundur. Po ashtu, kur Moska vendosi trupat e saj përgjatë kufijve veriorë dhe lindorë të Ukrainës, agjencitë e inteligjencës perëndimore nuk panë fare rrezik në horizont.

Mbështetja e Perëndimit

Falë kontributit themelor të koalicionit perëndimor ushtria ukrainase arriti të zmbrapsë ofensivën e parë të Moskës dhe në vjeshtën e ardhshme të nisë një sërë kundërsulmesh të suksesshme.Në Kore, më shumë se 40 vende dërguan ndihma ose dërguan trupat e tyre për të luftuar përkrah Seulit, për t'i çuar njerëzit e Kim Il Sung drejt veriut. Fati i konfrontimit ndryshoi më vonë dhe Veriu fitoi terren duke zmbrapsur armiqtë, derisa arriti ekuilibrin e sotëm. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ende në Ukrainë dhe shpresa është se ekuilibri mund të arrihet pa ndërhyrje të jashtme. Rusia po përfiton nga kundërofensiva e Ukrainës, por Kievi synon të ripushtojë territoret e humbura dhe Krimenë,

Konflikti i ngrirë

Konflikti korean është i harruar, i varrosur nga historia, por ende i gjallë. Të njëjtin fat mund të ketë edhe ai ukrainas. Së pari, megjithatë, Kievi dhe Moska duhet të nënshkruajnë një armëpushim. Në rastin e Koresëbisedimet zgjatën dy vjet e 17 ditë, për shkak të riatdhesimit të robërve të luftës.Ky konflikt më pas u zbeh në heshtje. Ata me fat që luftuan në Kore dhe u kthyen të sigurt në shtëpi, nuk morën pjesë kurrë në parada publike apo festa. Ata tani po vdesin ngadalë, duke i marrë kujtimet e asaj tragjedie me vete në varret e tyre. 

Ministria ruse e Mbrojtjes del me thirrjen e rëndësishme ndaj forcave Wagner

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u bëri thirrje forcave Wagner që të “kthehen të sigurta në pikat e tyre të vendosjes së përhershme” të shtunën, pasi shefi i grupit privat mercenar Yevgeny Prigozhin pretendoi se kishte marrë kontrollin e objekteve ushtarake në dy qytete ruse.

“Ju u mashtruat në aventurën kriminale të Prigozhin dhe pjesëmarrjen në një rebelim të armatosur”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në kanalin e tyre zyrtar Telegram. 

“Shumë nga shokët tuaj nga disa skuadra e kanë kuptuar tashmë gabimin e tyre duke kërkuar ndihmë për të siguruar mundësinë e kthimit të sigurt në pikat e tyre të vendosjes së përhershme”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes tha se do të “garantonte sigurinë e të gjithëve”.

Ndërkohë, një nga komandantët më të lartë ushtarakë të Rusisë, gjenerali Sergei Surovikin, u ka kërkuar luftëtarëve mercenar të Wagner-it që t’i binden vullnetit dhe komandës së presidentit Putin dhe të kthehen në bazën e tyre.

Ndihmësi i lartë i Zelenskyt: Gjithçka sapo ka filluar për Rusinë

Ndihmësi i lartë i Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, i përshkroi veprimet e liderit mercenar si një “operacion kundër-terrorist”.

Podolyak është shprehur se për Rusinë gjithçka sapo ka filluar, shkruan Sky News.

“Gjithçka sapo ka filluar në Rusi.

Ndarja midis elitave është shumë e dukshme.

Të pajtohesh dhe të pretendosh se gjithçka është zgjidhur nuk do të funksionojë”, tha Podolyak.

Polonia po ndjek me ankth zhvillimet në Rusi

Presidenti i Polonisë Andrei Duda ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit të ndodhura në Rusi.

Duda përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se në lidhje me këtë situatë është konsultuar me kryeministrin dhe ministrinë e mbrojtjes.

Sipas tij Varshava po e monitoron me vëmendje atë që po ndodh në Rusi.

 “Sa i përket situatës në Rusi, këtë mëngjes kemi zhvilluar konsultime me kryeministrin dhe Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe me aleatët. Zhvillimi i ngjarjeve përtej kufirit tonë lindor po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme”, shkruan Andrei Duda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat