Anëtari i parlamentit ukrainas akuzohet për tradhti

Bota

Anëtari i parlamentit ukrainas akuzohet për tradhti

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 16:59
Nestor Shufrich

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) dhe zyra e Kryeprokurorit, pas hetimeve të kryera kanë akuzuar anëtarin e parlamentit ukrainas për tradhti.

Në thelb të hetimieve, përfaqësuesi Nestor Shufrich akuzohet për aktivitete antiukrainase, që përfshin “minimin e hapësirë informative”.

Shufrich akuzohen se ka bashkëpunuar ngushtë dhe ka kryer detyrat dhe udhëzimet që i janë dhënë nga Volodymyr Sivkovich, agjentin e Moskës përgjegjës për koordinimin e aseteve ruse në Ukrainë.

“Detyra kryesore e Shufrich ka qenë minimi i hapësirës së informacionet”, u tha nga Shërbimi Sekret në një kumtesë për media, raporton Sky News.

SBU shton se përfaqësuesi përhapi narrativat e rreme të Kremlinit se shteti ukrainas është një entitet artificial, se Ukraina dhe Rusia kanë një histori dhe se ukrainasit dhe rusët janë një popull.

Për këtë vepër parashihet dënim deri në 15 vite burgim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat