Drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago, Skënder Karaçica ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehi urimet më të përzemërta për Amerikën. Ai përmendi rolin e ShBA-ve në projektin e pavarësisë së Kosovës.
“Amerikë,Gëzuar Dita e Pavarësisë! Amerika,shteti mik i përjetshëm i kombit shqiptar,kremton 4 korrikun Ditën e Pavarësisë!mAmerika sot feston bashkë me Kosovën dhe Shqipërinë!”, shkroi Karaçica, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Përgëzime
Amerikë,Gëzuar Dita e Pavarësisë!
Amerika,shteti mik i përjetshëm i kombit shqiptar,kremton 4 korrikun Ditën e Pavarësisë!
Amerika sot feston bashkë me Kosovën dhe Shqipërinë!
Amerika,projekti dhe gardiani i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës!
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Fushë Kosovë,4 korrik 2021