Shpërndanin drogë me kamionë nëpër Evropë, goditet
Autoritetet portugeze kanë goditur bandën shqiptare e cila merrej me trafik droge.
Mediat vendase bëjnë me dije se autoritetet kanë kapur një ngarkesë me lëndë narkotike me një vlerë prej 34 milionë eurosh.
Mësohet se kreu i bandës është një 44-vjeçar spanjoll i cili menaxhon një kompani kamionësh.
Sipas raportimeve, ai dhe bashkëshortja e tij e përdornin kamionët për të transportuar lëndë narkotike në pjesë të ndryshme të Evropës.