Emri i tij artistik është thjesht Kim, djali me origjinë nga Kosova, që i ka emocionuar të gjithë me performancën e tij në programin American Idol, e cila është bërë virale dy ditët e fundit.
Jo vetëm me zërin, por edhe me historinë e tij. Kim foli për nënën e cila ndodhet ende në Kosovë dhe shprehu se dikur ajo ka kënduar.
Dy vite pasi Kim lindi, nëna e tij u sëmur me sklerozë dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij.
Ëndrra e tij ishte të bëhej pjesë e Hollywood, duke realizuar dëshirën e nënës së tij, e cila gjithë jetën kishte dashur të këndonte dhe prej sëmundjes nuk ia kishte arritur. I prekur, Kimi tregoi jetën e vështirë teksa kujdesej për nënën dhe peripecitë e jetës në Amerikë.
Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime’, ndërsa një përshëndetje pati edhe për nënën e tij. Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës.