I jepet sot lamtumira e fundit 20-vjeçarit shqiptar, Orgito Lloci, i cili vdiq pas një sherri të ndodhur pasditen e së martës në Kasollet e Apokoronou, Kretë.
Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania.
Pas përfundimit të konfliktit, Lloci nuk është ndjerë mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin drejt spitalit të Hanias, ku edhe ndërroi jetë.
20-vjeçari u rrëzua në mes të rrugës pas një sherri me dy 24-vjeçarë grekë, të cilët janë arrestuar dhe nesër pritet të dalin para Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.