9 kg heroinë të fshehura në një fuçi, bie në pranga 36-vjeçari shqiptar dhe kunata në Selanik

Diaspora

9 kg heroinë të fshehura në një fuçi, bie në pranga 36-vjeçari shqiptar dhe kunata në Selanik

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 13:02
Gjatë kontrollit të kryer në këtë banesë, u gjetën të fshehura në një dollap një fuçi

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi janë kapur me mbi 9 kg heroinë në Selanik. Policia e vendit fqinj kishte siguruar informacion se shtetasi Erion Kasemi alias Gerald Kasemi 36 vjeç nga Kuçova, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij, shtetases Besjana Mile 24 vjeç, në Selanik.

Një ditë më parë Kasemi është pikasur teksa dilte nga banesa e 24-vjeçares dhe është ndaluar. Pas pak kohe, nga banesa ka dalë edhe vetë e reja, e cila gjithashtu është ndaluar nga policia.

Gjatë kontrollit të kryer në këtë banesë, u gjetën të fshehura në një dollap një fuçi dhe një kuti me 18 pako heroinë, me peshë totale 9 kg e 12 gram.

Në posedim të të arrestuarve, si dhe në banesën e 36-vjeçarit, me banim të paligjshëm në vend, u gjetën dhe u sekuestruan dy peshore elektronike precize, shirita paketimi ngjitës dhe celularët e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat