Ambasadori Kapiti diskuton për sigurinë dhe integrimin e Ballkanit në Parlamentin Britanik

Diaspora

Ambasadori Kapiti diskuton për sigurinë dhe integrimin e Ballkanit në Parlamentin Britanik

Nga: Bota sot Më: 5 mars 2025 Në ora: 20:44
Pamje nga takimi

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, mori pjesë në një bashkëbisedim të rëndësishëm të organizuar nga Labour Friends of Kosovo and the Western Balkans, i cili u mbajt në Parlamentin Britanik.

"Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, H.E. Ilir Kapiti, mori pjesë në bashkëbisedimin e organizuar nga Labour Friends of Kosovo and the Western Balkans në Parlamentin Britanik.

Parliamentary Briefing Event: Towards Security, Peace, and Euro-Atlantic Integration for the Western Balkans

Në këtë diskutim të rëndësishëm, Ambasadori Kapiti bashkëbisedoi me deputetë britanikë dhe ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi sigurinë, paqen dhe integrimin euroatlantik të rajonit", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat