Urime 7 Marsi - Dita e Mësuesit!

Diaspora

Urime 7 Marsi - Dita e Mësuesit!

Nga: Beqir Sina Më: 7 mars 2025 Në ora: 18:55
Arkiv

NEW YORK: Si sot 136 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

Kështu dita e 7 Marsit, është kthyer në një festë për mësuesit dhe arsimtarët dhe festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

Sot  babai im, por edhe mijëra e mijëra mësuesit tanë të dashur në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, Luginën e Preshevës, Mal të Zi, dhe diasporë nuk jetojnë , pikërisht në Ditën e Mësuesit. Por dashuria dhe respekti për ata asnjëherë nuk do të na mungojnë.

Me këtë rast gjejë rastin të urojë në amshim edhe një ish mësimdhënës, që dha mësim e u mësojë shqi fëmijve shqiptar në trojet shqiptare,  babain tim(që nuk jeton - vdiq në SHBA 19 Shkurt 2011), i cili për një dekadë(1958-1967) në fshatrat shqiptare për reth Tetovës, dhe Shkupit, u mësoje dhe përhapi së bashku me mësuesit e tjer, gjuhën shqipe në gjitha trevat shqiptare, si misonar të dijes, shkollimit e arsimit shqip.

Historia jonë kombëtare, e arsimit shqip në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës, është e përmbushur edhe me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare, patriotizimit intelektual.

Ajo fillon nga Koliqi  dhe shumë prej mësimdhënsit e parë, që shkuan nga Shqipëria, në Kosovë e trevat shqiptare për rreth tyre, prej kohës së Mbretërisë Shqiptare, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, dhe më pasë, për tu mësuar shqip fëmijëve shqiptar, duke ndjekur rrugën e tyre edhe  kur ata u arratisën dhe dolën në Jugosllavinë e athershme.

Ata janë qindra mësimdhënës, madje mes tyre, ka edhe mësuese , që ashtu si  mësimdhënsit nga Shqipëria mëmë, dhanë mësim në Kosovë dhe viset shqiptare nën ish Jugosllavi, në ato kohë të vështira të egzistencës së gjuhës shqipe kundrejt gjuhës sllave së pushtuesit sërb. Regjimet gjenocidale serbe ju imponuan me forcë policore dhe ushtarake, dhunë dhe reprezalje deri në mbylljen e shkollave shqip, siç edhe ndodhi në kohën e MIllosheviqit.

Kështu që ata duke punuar ato vite si arsimtar, kontribuan me mundin e tyre ndër vite çështjes sonë kombëtare, gjithandej, me të dalur në Kosovë, dhe trojet e tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi, nga që dikush kishte arsimin e lartë, e dikush ishte me shkollën e mesme, ata ditën të përhapën zërin e shqiptarisë me anë të dijes, nëpër shkollat shqipe në fshatrat shqiptare.

Në këto shkolla u përgatitën dhe nxënësit e parë, që më pas me kalimin e kohës ata do të bëheshin edhe vet mësuesit e parë, që përhapën ata dijen në gjuhën amtare në Kosovë e trevat shqiptare nën okupimin serbo-sllavë.

Kjo pra ka qenë një detyrë fisnike dhe aq patriotike, ndër vite për shumë patriotët shqiptarë, të cilët me dijet e tyre, u bën më pas përhapsit e gjuhës së ëmbël dhe të bukur shqipe, sidomos në vendbanimet shqiptare, në vitet e egra të okupimit serbo-sllav në ish Jugosllavi, dhe që na bëjnë krenar

Shumë mësimëdhënës nga Shqipëria, në atëbotë ishin nga ata që kundërshtuan regjimin dhe nuk u pajtuan asnjëher me regjimin komunistë të Enver Hoxhës, deri sa mundën të arritisen për t’i ikur atij rregjimi, dhe u bërë edhe ata më pas përhapësit e gjuhës shqipe, në të gjithë ish Jugosllavinë, së bashku me mësimdhënsit e tjer shqiptarë nga Kosova e trevat shqiptare.

Një kujtim prej tyre, që na sjell shumë domëthënie dhe na tregon shumë, është edhe kjo fotografi bardh e zi, e atyre viteve, që sot çdo njeri do të ruante, dhe do të kujtonte me shumë dashuri e mall shumë, si kjo fotografi e ruajtuar prej vitesh prej tim ati Rasim Sinës.

Kjo fotografi është e ruajtur dhe mbajtur me kujdes nga arkiva e autorit të saj, që nuk jeton më, asi ai vdiq në SHBA 19 Shkurt 2011, por që ish disa nga nxënsit e tij të parë të asaj shkolle, e kanë kërkuar ta nderojnë atë me një mirënjohje si një ndër mësuesit e parë shqiptarë, nga Shqipëria në ato fshatra.

Në fotografinë e atyre viteve, si shikohet në të, janë një grup fëmijësh shqiptar të asaj kohe, të qeshur dhe gëzuar para mësuesit të tyre të parë – dhe si shkruan vet autori në shënimin e tij , që ka lën në fotografi , shpjegon se janë nxënsit e klasës së parë në fshatin Hamje, një fshat ky 16 km larg Shkupit

Fotografia thotë ai është e vitit 1960

Kjo sipas arkivës ka qenë edhe një ndër shkollat, e para shqipe në zonën shqiptare të Shkupit, ku për 3 vjet mësues ishte autori i kësaj fotografie Rasim Sina, një ish i arratisur nga Shqipëria më 1957, i cili dha mësim për 10 vjet atje, duke mësuar fëmijët shqiptar në të kohë, së bashku me të arratisur të tjer nga Shqipëria, në zonat e tjera shqiptare, fshatrat për rreth Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit.

Ndërkohë thuhet se ka qenë një pjesë tjetër e këtyre të arratisurve, që sipas ish nxënësve të tyre, dhe kolegve shgqiptar nga ato vende, dhanë mësim në ato vite edhe nëpër Kosovë, Malin e Zi, dhe disa fshatra të Luginës së Preshevës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat