Një 25-vjeçar shqiptar në Itali është kapur nga policia. Ai kishte fshehur kokainën e ndarë në doza brenda cigares elektronike.
Aksioni u krye në “Via Narni”, ku agjentët përgjuan të riun, duke i gjetur mbi 200 gramë kokainë, tashmë të ndarë në pako të shumta gati për shitje me pakicë
I riu shqiptar, i cili prej disa ditësh ndodhej në Romë, po lëvizte në një makinë me qira në momentin e arrestimit, shkruajnë mediat e huaja.
Në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte, iu gjetën 1 mijë euro, një bllok shënimesh me inventarin e shitjeve dhe pagesave, si dhe material për paketimin e dozave.
Sot (7mars) ai ka dalë para gjykatës.