Konsullata e Kosovës në Stuttgart feston Ditën e Mësuesit

Diaspora

Konsullata e Kosovës në Stuttgart feston Ditën e Mësuesit

Nga: Bota sot Më: 7 mars 2025 Në ora: 23:19
Pamje nga takimi

Me rastin e Ditës së Mësuesit, Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart organizoi një takim të veçantë me mësuesit shqiptarë që veprojnë në landin Baden-Württemberg.

"Ata janë pishtarë të dijes, të cilët me përkushtim dhe dashuri mbajnë gjallë gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar për brezat e rinj në diasporë", thuhet në njoftimin për media.

"7 Marsi – Dita e Mësuesit

Me rastin e ditës së mësuesit, 7 Marsi, si një ditë historike për arsimin shqip, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart pati nderin të takojë dhe të bashkëbisedojë me mësuesit shqiptarë në landin Baden-Württembergut. Ata janë pishtarë të dijes, të cilët me përkushtim dhe dashuri mbajnë gjallë gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar për brezat e rinj në diasporë.

Jemi krenarë për punën dhe angazhimin e palodhur të mësuesve shqiptarë dhe i falënderojmë për kontributin e tyre!

Gëzuar Ditën e Mësuesit!", thuhet në njoftimin për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat