Atentat shqiptarit në Selanik, plagoset me dy plumba! Transportohet drejt spitalit në gjendje të rëndë

Diaspora

Atentat shqiptarit në Selanik, plagoset me dy plumba! Transportohet drejt spitalit në gjendje të rëndë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit te sotëm në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Neapoli të Selanikut, rreth orës 05:00, kur një shtetas ende i paidentifikuar, ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e qëlluar dy herë me armë.

Viktima mësohet se ndodhej i ulur bashkë me një shokun e tij, jashtë një dyqani, në momentin që është qëlluar.

Sipas burimeve ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar drejt spitalit “Ippokrateio” në gjendje të rëndë.

Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas të njëjtave burime, ky i fundit ka mbërritur me këmbë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe është larguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat