Kishin kthyer qendrën historike në vend shpërndarje droge / Zbulohet rrjeti i kokainës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Diaspora

Kishin kthyer qendrën historike në vend shpërndarje droge / Zbulohet rrjeti i kokainës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Më: 8 mars 2025 Në ora: 22:13
Ilustrim

Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar për trafikim droge në Itali pasi autoritet vërejtën lëvizjet e tyre dyshimta mes lokaleve në “Via Roma” në Piacenza. Mediat italiane shkruajnë se hetimet zbuluan një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës në qytet dhe më gjerë, por që përfshinte kryesisht qendrën historike të qytetit dhe ku shitjet bëheshin edhe në mes të ditës.

Të dyshuarit sipas policisë, zgjidhnin zona të populluara dhe me shumë lëvizje, për t’ua bërë të vështirë efektivëve ndjekjen në rast pikasjeje, por edhe kapjen në flagrancë, pasi u jepte kohë për të fshehur mallin. Pas ndjekjes disaditore, agjentët i gjetën shqiptarët teksa i shitën një dozë shoferit të një makine që kalonte aty pranë. Të tre u ndaluan në flagrancë, shitësit dhe blerësi. Në momentin e ndalimit, shoferit iu gjet një dozë kokaine, për të cilën u gjobit si përdorues droge.

Gjatë kontrollit rezultoi se ai ishte pa asnjë dokument të vlefshëm, si leje drejtimi dhe sigurim, duke sjellë edhe sanksione të mëtejshme të parashikuara nga Kodi Rrugor, kurse mjeti është sekuestruar me qëllim të konfiskimit. Pas arrestimit, dy shqiptarët u gjetën me para në dorë dhe 9 doza kokainë të gatshme për shitje me pakicë. Hetimet çuan në strehën e tyre, në një apartament në ‘Via Roma’, nga ku merrnin furnizime.

Shtëpia e vjetër u kontrollua, duke çuar në zbulimin e 22 dozave të tjera kokainë, peshore precize dhe material të përdorur për paketimin e lëndëve. Të dy shqiptarët nuk kishin precedentë, një prej tyre ishte ilegal dhe kishin hyrë kohët e fundit në Itali. Policia tha se pesha totale e drogës ishte 30.11 gramë, si dhe u sekuestrua shuma prej 1700 eurosh, informon media italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat