Vodhën banesat e 49 VIP-ave në Francë e Belgjikë! Çmontohet banda kriminale shqiptare, në pranga edhe drejtuesi i rrjetit “Nikla”

Diaspora

Vodhën banesat e 49 VIP-ave në Francë e Belgjikë! Çmontohet banda kriminale shqiptare, në pranga edhe drejtuesi i rrjetit “Nikla”

Më: 10 mars 2025 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Një bandë kriminale shqiptare që synonte të famshëm dhe liderë biznesi është çmontuar nga autoritetet franceze.

Gjashtë të dyshuar, përfshirë kreun e dyshuar, janë akuzuar pas një sërë grabitjesh të guximshme.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona. Dy të parët u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerët u kapën më 4 mars pranë Reims.

Midis tyre, gjashtë u paditën, duke përfshirë edhe drejtuesin e dyshuar të rrjetit, Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave.

Mësohet se francezët e kanë “pagëzuar” grupin e hajdutëve me emrin Nikla.

Burime bëjnë me dije se banda shqiptare ka vjedhur  banesat e 49 personazheve VIP si futbollistë, pilotë të Formula Uno dhe këngëtarë të famshëm në Francë dhe Belgjikë.

Në total sipas policisë franceze grupi Nikla ka vjedhur rreth 1 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe artikuj lëkure luksoze. Pasi janë vjedhur sipas policisë franceze mallrat e vjedhura janë shitur në Shqipëri.

Ky i fundit, i kërkuar nga Interpoli, njihet tashmë për arratisjet e tij të shumta, përfshirë një spektakolare në qershor 2022 nga një burg italian.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se Edison Pula për këtë ngjarje është dënuar edhe nga Apeli me 14 vite burgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat