ASK: Rritet mbi 4 % Bruto Produkti Vendor

Ekonomi

ASK: Rritet mbi 4 % Bruto Produkti Vendor

Më: 14 mars 2025 Në ora: 20:30
Tabela

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2024, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak. Sipas ASK-së, BPV-ja në TM4 2024 shënon rritje reale prej 4,08% krahasuar me TM4 2023.

"Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: Industria përpunuese (4,35%); Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit (3,14%); aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse (2,31%); ndërtimtaria (3,88%); artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera (2,96%); informacioni dhe komunikimi (2,63%); bujqësia, pyjet dhe peshkimi (2,29%); tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (4,05%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (8,82%); aktivitetet e pasurive të paluajtshme (0,64%); dhe administrata publike (0.88%)", njofton ASK.

Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: eksporti i mallrave dhe shërbimeve (11,13%); importi i mallrave dhe shërbimeve (8,55%); Formimi i bruto kapitalit (9,03%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (4,21%).

Ndërsa rënie kishin: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-1,76%).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat