Rregullatori evropian rekomandon përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech në BE – pritet edhe miratimi nga Komisioni Evropian

Evropë

Rregullatori evropian rekomandon përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech në BE – pritet edhe miratimi nga Komisioni Evropian

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Agjencia Evropiane Barnave (EMA) ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian.

Sipas medieve të huaja, autorizimi do t’i hapë rrugën për një fillim të mundshëm të vaksinimeve në Evropë më 27 dhjetor.

Pasi shkencëtarët e EMA-s arritën në përfundimin se vaksina është e sigurt, zyrtarët në agjencinë me bazë në Amsterdam rekomanduan miratimin e saj me kusht që ajo të shpërndahej në bllokun e 27 vendeve.

Komisioni Evropian duhet ta vulosë vendimin përpara se vaksina të nis shpërndarjen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Komisioni Evropian do të veprojë shpejt dhe do të vendosë sonte mbi autorizimin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat