Turqia ka identifikuar dhe përcaktuar karantinë për 4,603 pasagjerë të cilët kanë arritur nga Britania e Madhe pas 14 dhjetorit dhe shfaqjes së një lloji të ri të virusit corona në atë vend, ka thënë ministri turk i shëndetësisë, Fahretin Koça.
Pas informacioneve në lidhje me shfaqjen e një lloji të ri të virusit, të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Danimarka dhe Hollanda për në Turqi janë pezulluar të dielën.
Shumë vende kanë forcuar masat e udhëtimit, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, ku lloji i ri i koronavirusit po përhapet më shpejt.
Gjermania ka zgjatur ndalimin e hyrjes për pasagjerët nga Britania e Madhe
Gjermania ka zgjeruar ndalimin e hyrjes për pasagjerët nga Britania e Madhe, kështu që pas transportit ajror, tashmë janë ndaluar edhe ai hekurudhor, i autobusëve dhe detar për shkak të një lloji të ri të virusit corona.
Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn tha se masa do të hyjë në fuqi në mesnatë, një ditë pasi pezulluan fluturimet.
Masa të ngjashme janë futur për udhëtime nga Afrika e Jugut, ku gjithashtu janë raportuar raste të infektimit me një lloj të ri të koronavirusit.
Trafiku i mallrave, posta dhe fluturimet mjekësore dhe humanitare përjashtohen nga masat që do të jenë në fuqi deri më 6 janar.
Pas informacionve në lidhje me mutacionin e virusit corona në MB, shumë vende kanë ndaluar hyrjen e udhëtarëve nga ky vend.