Ambasadori i sapoemëruar serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka thënë të hënën, me rastin e ditës së tij të parë të punës në misionin diplomatik serb në Washington, se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë më shumë se kurrë për të ardhmen më të mirë të të gjithëve.
“Në ditën e parë të punës në ambasadën serbe në Shtetet e Bashkuara, entuziazmi dhe adrenalina janë në një nivel të lartë,” shkroi ai në Twitter.