Kina përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë
Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Le Yucheng përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë dhe kritikoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
Në një konferencë për media në Pekin, ai tha se NATO-ja ishte “mbetja e Luftës së Ftohtë” dhe se zgjerimi i saj mund të rezultojë “pasoja shumë të tmerrshme” për fuqitë e mëdha si Rusia.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Jo Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping , më 18 mars, diskutuan lidhur me situatën në Ukrainë.
Zëvendësministri i Jashtëm kinez Le Yucheng kritikoi gjithashtu sanksionet ekonomike kundër Rusisë.
“Sanksionet ndaj Rusisë shkojnë deri në atë masë sa të përdoren si armë globale, madje as sportistët dhe artistët nuk kursehen”, tha Le Yucheng.
Deri më tani, Kina i është shmangur dënimit të pushtimit rus të Ukrainës ose ta cilësojë atë si pushtim.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ukraina konfirmoi se forcat ruse sulmuan depon e raketave
Forcat ruse kanë kryer një sulm me raketa në një depo të raketave dhe municioneve në vendbanimin Deliatin, në rajonin Ivano-Frankivsk në perëndim të Ukrainës, tha një zyrtar ushtarak ukrainas.
Zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yuri Ihnat, tha se ende nuk është konfirmuar nëse raketa e përdorur nga rusët ishte me të vërtetë një Kinzhal, raketë më e re hipersonike apo bëhet fjalë për ndonjë lloj tjetër arme.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se ushtria ruse ka goditur dje magazinën nëntokësore në Deliatin me një raketë hipersonike Kinzhal, të cilën tani e përdorin për herë të parë në luftime.
Sipas zyrtarëve rusë, Kinzhal, i cili e mbajnë aeroplanët luftarakë MiG-31, ka një rreze veprimi deri në 2000 kilometra dhe fluturon 10 herë më shpejtë se shpejtësinë e zërit.
Zelenskiy thirrje Rusisë: Koha është të ulemi për bisedime, lufta duhet të përfundojë
Volodymyr Zelenskiy ka bërë thirrje për bisedime paqeje “domethënëse dhe të drejta” mbi pushtimin rus të Ukrainës, shkruan The Guardian, përcjell Bota sot.
“Është koha për t'u takuar. Koha për të folur. Është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë aq të mëdha sa që disa breza nuk do të mjaftojnë për t'u rikuperuar”, shkruan Zelenskiy.
“Lufta duhet të përfundojë. Propozimet e Ukrainës janë në tryezë", shprehet presidenti Zelenskiy.
Ndërsa lufta hyri në ditën e saj të 24-të, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, propozoi një ndalim total të tregtisë së BE-së me Rusinë dhe kishte shpresa për një lehtësim për civilët e goditur pasi autoritetet ukrainase thanë se ishin rënë dakord për 10 korridore humanitare.
Udhëtim falas hekurudhor u ofrohet refugjatëve ukrainas që mbërrijnë në Britani
Shefi ekzekutiv i Rail Delivery Group (RDG) Jac Starr tha se skema, e cila synon të ndihmojë njerëzit të arrijnë destinacionet e tyre përfundimtare britanike, do të fillojë të dielën sepse si industri ne e dimë se kjo është gjëja e duhur për të bërë.
Refugjatët do të duhet të tregojnë një pasaportë ukrainase dhe një kartë imbarkimi ose biletë që tregon mbërritjen e tyre në MB në mënyrë që të kenë udhëtim falas, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Të gjithë operatorët e trenave në Britani janë të përfshirë, tha RDG, me shumë operatorë autobusësh po ofrojnë gjithashtu udhëtime falas në destinacionet përfundimtare.
Zonja Starr tha: "Si industri ne e dimë se kjo është gjëja e duhur për të bërë, duke u siguruar që familjet e prekura nga kjo tragjedi të mund të ribashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe duke ndihmuar të tjerët të arrijnë në siguri.
"Skema të ngjashme janë nisur në kontinent, kështu që unë jam krenar që ne po qëndrojmë përkrah familjes sonë hekurudhore evropiane dhe po bëjmë çfarë mundemi për të ndihmuar."
Për të përdorur skemën, shtetasit ukrainas duhet të kenë mbërritur në Britani në 48 orët e fundit.
Nisma do të zgjasë për tre muaj dhe më pas do të rishikohet, tha një zëdhënës i RDG.
Rrëfehet ish-gruaja e Putinit, pranon se ‘qau gjithë ditën’ pasi dëgjoi lajmin e madh të burrit
Arbnore Zhushi
Derisa Rusia po vazhdon pushtimin e saj brutal të Ukrainës, një numër vendesh perëndimore e kanë akuzuar Putinin për kryerjen e krimeve të luftës. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shqipëria, Irlanda, Norvegjia dhe Franca ngritën të gjitha akuzat kundër presidentit rus pasi një shkollë dhe teatër që thuhet se strehonte mbi 1000 qytetarë ukrainas u granatuan nga forcat ruse.
Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha: “Vladimir Putin qëndron pas tyre. Përfundimisht është një çështje që i takon Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është apo jo kriminel lufte dhe që ne të sjellim provat.”
Putin ka pasur tensione me Perëndimin që kur u bë për herë të parë president rus më shumë se dy dekada më parë, raporton express.uk, përcjell Bota sot.
Jeta private e Putinit është mbajtur në fshehtësi gjatë gjithë karrierës së tij.
Ka shumë pretendime rreth jetës së dashurisë së presidentit, ndërsa ka edhe spekulime se sa fëmijë mund të ketë Putini.
Vetëm në dy ditë e fundit janë vrarë dhjetë civilë ukrainas, mes tyre edhe fëmijë
Dhjetë civilë, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në rajonet e Kievit dhe Luhansk në dy ditët e fundit, thonë zyrtarët.
Shtatë civilë u vranë dhe pesë u plagosën si rezultat i një sulmi në qytetin Makariv të rajonit të Kievit më 18 mars, njoftoi forca policore e Rajonit të Kievit në Facebook të nesërmen, shkruan BBC, transmeton "Bota sot".
Një grua dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb si pasojë e granatimeve në qytetin Rubizhne në rajonin e Luhansk më 19 mars, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Telegram.
Edhe një fëmijë i tretë i nxjerrë nga rrënojat u tha se ishte në një gjendje të kënaqshme.
Ukrainasit publikojnë pamjet, kështu po çmilitarizohet ushtria e Putinit në Ukrainë
Rezistenca e ukrainasve ndaj pushtuesit rus po vazhdon.
Ata kanë shkatërruar një sërë automjetesh luftarake ruse, përcjell Bota sot.
Në pamjet e publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shihen automjetet e djegura ruse.
Aty thuhet se luftëtarët e Ukrainës, do të përshpejtojnë "çmilitarizimin" e Federatës Ruse.
"Rusë, ju vetëm do të ëndërroni për paqen. Nëse mund të bini në gjumë ...", thuhet në postimin e ushtrisë ukrainase.
Zhvillimet kryesore të ditës së 24-të të luftës në Ukrainë
Po iu risjellim të përmbledhura zhvillimet kryesore të ditës së 24-të të luftës në Ukrainë:
-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Rusisë për bisedime kuptimplota të paqes. Si duket, kjo thirrje ishte për një takim të mundshëm midis tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin
-Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po frenojnë Kievin që të pranojë kërkesat ruse në bisedimet për paqe
-Autoritetet lokale në Mariupol thanë se po zhvillohen luftime në qendër të qytetit, të cilat po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar personat e bllokuar në ndërtesën e teatrit, që u bombardua nga Rusia ditë më parë
-Rusia tha se ka përdorur armë hipersonike gjatë një sulmi ndaj një depoje të armëve në perëndim të Ukrainës
-Në Kiev, zyrtarët thanë se kanë arrestuar 127 sabotatorë, teksa forcat ukrainase pretenduan se deri më tani kanë vrarë mbi 14,000 trupa ruse
-Forcat e armatosura ukrainase pretenduan se kanë vrarë një gjenerallejtënant të Rusisë. Nëse ky pretendim është i saktë, atëherë gjenerallejtënant Andrei Mordivchev do të bëhej komandanti më i lartë i ushtrisë ruse i vrarë në luftën në Ukrainë
Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë krizën më të madhe të refugjatëve në këtë shekull
Mes sulmeve me raketa dhe bombardimeve pas agresionit rus, më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, që nga 16 marsi.
Me këtë ritëm, paralajmërojnë zyrtarët nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët, eksodi mund të kapërcejë krizën siriane të vitit 2015.
Numri i refugjatëve, sipas ekspertëve, pritet të jetë më i lartë, për shkak të vonesave në raportimin e numrave nga disa vende.
Lavrov: Marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës do të forcohen
Marrëdhëniet e Rusisë me Kinën do të bëhen më të forta si rezultat i situatës aktuale politike, sipas ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Në një kohë kur Perëndimi po minon hapur të gjitha themelet mbi të cilat bazohet sistemi ndërkombëtar, sigurisht që ne – si dy fuqi të mëdha – duhet të mendojmë se si të vazhdojmë në këtë botë”, ka thënë Lavrov.
Në një telefonatë të premten, presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi udhëheqësin kinez Xi Jinping për “pasojat” për Kinën nëse Pekini i jep mbështetje Rusisë për luftën, tha Shtëpia e Bardhë.
Media shtetërore kineze raportoi se Xi e përshkroi luftën si “në interesin e askujt”, por nuk përmendej ndonjë kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Presidentit Putin, shkruan BBC.
Sipas disa raporteve të fundit në media, Rusia i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrainë.