Franca nuk përjashton sanksionet ndaj sektorit energjetik të Rusisë
Sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë po dëmtojnë ekonominë ruse dhe presidentin Vladimir Putin, tha të dielën ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.
Le Maire shtoi se ndalesa e importeve të naftës dhe gazit rus në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një opsion për Parisin.
“Sanksionet po e dëmtojnë shtetin rus dhe po e dëmtojnë Vladimir Putinin”, tha Bruno Le Maire gjatë një interviste për televizionin LCI.
“A duhet të ndërpresim menjëherë blerjen e naftës ruse, apo duhet të presim edhe pak dhe të ndalojmë importin e gazit rus? Presidenti [i Francës, Emmanuel Macron] asnjëherë nuk i ka përjashtuar këto mundësi”, tha ai.
Ku po fshihet e dashura misterioze e Putinit? Ky shtet fillon hetimet për të
Alina Kabaeva, e dashura sekrete e Vladimir Putin dhe nëna e fëmijëve të tyre, thuhet se jeton në Zvicër. Pra thashethemet, të cilat nuk janë të reja.
Mirëpo, zhvillmet më të reja në lidhje me këtë çështje, është se me të dashurën e Putinit tani po merret edhe Zvicra zyrtare, shkruan srf.ch, përcjell "Bota sot".
A fshihet vërtet e dashura e Putinit në Zvicër?
Me sa duket, pyetja është aq e rëndësishme sa qeveria federale tani ka filluar të interesohet për të. Kjo do të dëmtonte reputacionin e Zvicrës, thotë Mark Pieth, një ekspert në të drejtën penale komerciale.
Meteorologët: Lufta në Ukrainë e bën parashikimin jo të besueshëm
Pushtimi rus i Ukrainës mund të vështiresojë parashikimin e motit duke penguar marrjen e të dhënave nga rajoni, paralajmëruan meteorologët gjermanë.
“Për parashikime të besueshme, ne kemi nevojë për të dhëna gjithëpërfshirëse”, tha Clemens Simmer, kreu i Shoqatës gjermane Meteorologjike përpara mbledhjes vjetore në Leipzig, Gjermani.
Për më tepër, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj nënkuptojnë se shumë kanale komunikimi të mbështetura në njohuritë e motit janë mbyllur.
Deri më tani, të dhënat po vazhdojnë të sigurohen ende nga Rusia dhe nga disa pjesë të Ukrainës ku luftimet nuk janë intensive, përmes kanaleve të komunikimit të krijuara nga Kombet e Bashkuara.
Ukraina pretendon se pothuajse 15,000 ushtarë rusë janë vrarë
Zyrtarët e ushtrisë ukrainase kanë pretenduar se pothuajse 15,000 ushtarë rusë janë vrarë që prej nisjes së luftës më 24 shkurt.
Në një postim të publikuar në llogarinë në Facebook të Stafit të Përgjithshëm të Ukrainës, zyrtarët thanë se 14,700 trupa ruse janë vrarë në 25 ditët e luftës.
Po ashtu, Ukraina pretendoi se një numër i madh i pajisjeve ushtarake ruse janë shkatërruar përfshirë rreth 476 tanke, mbi 200 avionë, helikopterë e dronë dhe rreth 1,487 makina të blinduara.
Këto shifra të paraqitura nga autoritetet ukrainase nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, megjithatë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë vlerësuar se të paktën 7,000 trupa ruse janë vrarë në luftime dhe 21,000 të tjerë janë plagosur.
Forcat ruse sulmojnë shtëpinë e të moshuarve, dyshohet për 56 persona të vrarë
Trupat ruse dyshohet se kanë hapur zjarr në një shtëpi të të moshuarve në qytetin lindor të Kreminës, duke vrarë 56 persona.
Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan ndërtesën në rajonin e Luhansk "me një tank... në mënyrë cinike dhe të qëllimshme", shkruan Sky News, përcjell "Bota sot".
[2/2] Those who lived to their old age in the house - 56 people - died on the spot. The survivors, 15 people, were abducted by the occupiers and taken to the occupied territory in #Svatove to the regional geriatric boarding school#StopPutin#StopRussia#russianinvasion
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale tha se ishin 15 të mbijetuar, të cilët u "rrëmbyen nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut) në shkollën rajonale të konviktit geriatrikë".
Ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga Sky News.
Zhvillimet e fundit në Ukrainë
Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë.
Në ditën e 24-të pushtimit rus i gjeni të gjitha zhvillimet e fundit që ndodhën në Ukrainë:
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna ka akuzuar Rusinë për “gjenocid” dhe pretendon se “gratë janë dhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë”.
Zyrtarët në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit thonë se mijëra banorë janë marrë kundër vullnetit të tyre dhe janë transportuar në Rusi.
Ndërkohë, autoritetet në Mariupol thonë se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë në të cilën ishin strehuar 400 njerëz, duke shkatërruar ndërtesën dhe duke varrosur dhjetëra persona nën rrënoja.
Forcat ajrore të Rusisë thonë se kanë lëshuar një raketë hipersonike në një objektiv ukrainas për të dytën ditë radhazi.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ruse kanë bërë “përparim të kufizuar” në pushtim dhe në vend të kësaj janë kthyer në bombardimin e qyteteve të Ukrainës “pa dallim”, raporton BBC.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i ka kërkuar Kinës që të dënojë fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës, duke e përshkruar luftën si një betejë midis së mirës dhe së keqes.
Ja për sa kohë mund t’i bëj ballë Ukraina sulmeve ruse
Marshalli i Ajrit Philip Osborn foli më herët për Sky's Sophy Ridge për situatën në Ukrainë, ku lufta ka nisur për ditën e 25-të, përcjell “Bota sot”.
Osborn, ish-kreu i Inteligjencës Mbrojtëse të Mbretërisë së Bashkuar, tha se Ukraina mund të jetë në gjendje t'i rezistojë pushtimit rus për aq kohë sa ne mund t'i furnizojmë me armatim.
Ai tha: “Duhet të kemi parasysh se ata janë përgatitur për këtë.
Kjo, për shumicën e Perëndimit filloi tre javë më parë - për Ukrainën, kjo filloi gati një dekadë më parë. Ata kanë pasur kohë të përgatiten dhe të mendojnë.
Ata gjithashtu kanë një forcë vullneti dhe aplikimin e armatimit të mirë.
Sinqerisht, unë mendoj se ata do të qëndrojnë për aq kohë sa ne mund t'i furnizojmë ata dhe për aq kohë sa morali i tyre qëndron, dhe këto janë dy gjëra shumë të lehta për t'u thënë, por me të vërtetë sfiduese për t'u bërë”.
Turqia: Ukraina dhe Rusia janë afër marrëveshjes për çështjet “kritike”
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha më 20 mars se Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për çështje “kritike” dhe shtoi se ai shpresonte për një armëpushim, nëse të dy palët nuk tërhiqen nga përparimi i arritur deri më tani.
Cavusoglu tha për të përditshme turke, Hurriyet se ka pasur “afrim të pozicioneve të të dyja palëve për tema të rëndësishme, për tema kritike”.
“Ne mund të themi se kemi shpresë për një armëpushim, nëse të dyja palët nuk bëjnë hapa prapa nga pozicionet aktuale”, tha ai, duke mos dhënë detaje për cilat çështje bëhet fjalë.
Rusia sulmon një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë
Pas raporteve të mëparshme për shpërthime në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, e njohur si fabrika Azovstal, ligjvënësit ukrainas tani thonë se ajo u shkatërrua nga granatimet ruse.
Deputetja në Parlamentin e Ukrainës, Lesia Vasylenko, shpërndau pamje nga vendi i fabrikës.
Ajo ka thënë se humbjet ekonomike për Ukrainën janë të mëdha.
Ukraina thotë se ka shkatërruar një njësit ajror rus
Zyrtarët e mbrojtjes së Ukrainës pretenduan se forcat e saj kanë shkatërruar plotësisht Regjimentin Ajror të Gardës Kostroma 331 të Rusisë.
Në llogarinë në Facebook të Stafit të Përgjithshëm ukrainas, zyrtarët thanë se ky regjimet ishte përfshirë në sulmet rreth kryeqytetit, Kiev, dhe vetëm një anëtar i njësisë ka shpëtuar pas ballafaqimit me forcat ukrainase.
Ukraina po ashtu pretendoi se zyra e komandantit në qytetin rus, Belgorod po hetonte dhjetë ushtarë të brigadës 138, pasi ushtarët rusë u rebeluan pas humbjeve që pësuan në një ofensivë në qytetin lindor ukrainas Harkiv.
Këto pretendime të Ukrainës nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.