Edhe një ditë qytetarët e Ukrainës janë zgjuar nga zhurmat e sirenave.
Siç raportohet nga mediat lokale, sirenat të cilat paralajmërojnë sulmin e forcave të armikut, ka rënë në disa qytetet të Ukrainës, transmeton "Bota sot".
Këto sirena janë dëgjuar në qytetet si: Cherkasy,Kropyvnytskyi, Zaporizhia, Dnipro, Zhytomyr, Kharkiv dhe Sumy.
Po ashtu, këto sirena u dëgjuan edhe në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.