Trupi i Yevgeny Prigozhin u njoh në morg nga një prej komandantëve të Wagner në morgun ku u transferuan pas rrëzimit të avionit privat me të cilin po udhëtonin ditën e djeshme.
Komandanti tha se shenja kryesore ishte mungesa e një gishti. Ndërkohë për njohjen e trupit të krahut të tij të djathtë Dmitry Utkin, shenjat dalluese ishin tatuazhet.
"Shenja kryesore për njohjen e Prigozhinit ishte mungesa e gishtit, ndërsa për Utkin gjatësia dhe tatuazhet”,- ka shkruar grupi Wagner.
Sipas raportimeve trupat e 10 viktimave pësuan djegie të rënda në zjarrin që u krijua në aeroplan, duke e bërë për të pamundur identifikimin e tyre pa një test ADN-je.