Protesta në Sllovaki - kërkohet ndërprerja e çdo bashkëpunimi me Rusinë

Evropë

Protesta në Sllovaki - kërkohet ndërprerja e çdo bashkëpunimi me Rusinë

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 23:51
Protesta

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në të gjithë Sllovakinë nën sloganin "Sllovakia është Evropë", kundër qëndrimit të kryeministrit Robert Fico ndaj Rusisë.

Protestuesit akuzojnë kryeministrin nacionalist të krahut të majtë se ka mbajtur një qëndrim pro-rus dhe se nuk ka treguar solidaritet me Ukrainën.

Protestat paqësore sonte u thirrën nga grupe të ndryshme opozitare dhe iniciativa qytetare "Paqe për Ukrainën", e cila mbron për mbështetje më të fortë ushtarake për vendin fqinj.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Ficos dhe këmbëngulën që çdo bashkëpunim me Rusinë të ndërpritet menjëherë.

Ata akuzuan kryeministrin për bashkëpunim me autokratë dhe përpjekje për ta kthyer Sllovakinë në një autokraci.

Fico dhe anëtarë të tjerë të qeverisë sllovake udhëtuan së fundmi në Rusi, Azerbajxhan dhe Turqi.

Në dhjetor, Fico u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, gjë që shkaktoi zemërim të veçantë. Qeveria i justifikoi këto udhëtime duke pretenduar se përpjekjet e tyre diplomatike siguruan furnizim të vazhdueshëm me gaz për vendin.

Shoqëria sllovake po polarizohet gjithnjë e më shumë dhe kundërshtarët e Ficos pretendojnë se ai planifikon të tërheqë vendin nga Bashkimi Evropian dhe NATO.

Qeveria hodhi poshtë pretendimet dhe akuzoi lëvizjen protestuese për shpërfillje të rezultateve demokratike të zgjedhjeve dhe për komplot grusht-shteti.

Që nga kthimi i Ficos në pushtet në vjeshtë 2023, Sllovakia nuk i ka furnizuar me armë Ukrainës fqinje nga rezervat e veta ushtarake. Megjithatë, ndryshe nga Hungaria, ajo deri më tani ka rënë dakord për të gjitha rezolutat e BE-së kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat