Nuk ka siguri mbi ndërtimin e njësisë së fuqisë motorike të makinës Red Bull për botërorin e ardhshëm.
Brenda botës së Formula 1, kanë nisur thashethemet për një rënie të mundshme të performancës së njëvendëshes austriake, sidomos pas largimit të gjeniut, Adrian Njuei.
Kanë nisur thashetheme shqetësuese në lidhje me ndërtimin njësisë së fuqisë motorike, që Red Bull po projekton përpara Kampionatit Botëror 2026 të Formula 1, atëherë kur do të nisë edhe era e re në këtë sport, si pasojë e ndryshimeve në rregullore. Pasi fitoi katër titujt e fundit të pilotëve me Max Verstappen, por humbi epërsinë mes konstruktorëve gjatë sezonit të kaluar, Red Bull hyn në Botërorin e 2025 si forca e tretë në rrjet pas McLaren dhe Ferrarit.
Nëse teknikët e Milton Keynes ia kanë dalë edhe një herë t'i japin holandezit njëvendëshen më të mirë në këtë sezon, do të shihet vetëm në pistë, por është e sigurt se, nga ajo që pamë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, puna për Pierre Ëaché dhe njerëzit e tij, të mbetur pa Adrian Njuei, do të jetë shumë më e madhe se në vitet e mëparshme.
Në fakt ky problem do të jetë për të gjitha skuadrat e Formula 1, sepse 2025 do të jetë viti i fundit para revolucionit teknik, ndaj inxhinierët dhe teknikët duhet të punojnë domosdoshmërisht njëkohësisht në dy fronte: në makinën me të cilën do të garojnë në botërorin e 2025 dhe në atë për kampionatin e ardhshëm botëror, atë të epokës së re të Formula 1.
Për Red Bull-in, është edhe më i veçantë sepse ky do të jetë viti i fundit me Honda-n si furnizues i motorëve. Dhe, sipas thashethemeve që qarkullojnë brenda Formula 1, nuk dihet se si do të jetë bashkëpunim me partnerin e ri teknik, Fordin. Kur në 2026, do të jetë pikërisht motori ai që do të bëjë diferencën tek njëvendëshet e F1, sepse nuk do të ketë kufizime.