Rikthimi i tifozëve në stadium ka bërë që tifozët e Arsenalit të vendosin “rekord” për sa i përket shitjes së biletave.
Për 20 minuta janë porositur 2000 biletat për takimin e së enjtes kundër Rapidit të Vjenës në Ligën e Europës, që do të luhet në “Emirates Stadium”.
Autoritetet kanë lejuar që në stadiume të hyjnë vetëm 2 mijë tifozë.
Ky është takimi i parë që luhet me tifozë për “Topçinjtë” që prej 7 marsit, kur ekipi i Mikel Artetës fitoi ndaj West Hamit me rezultatin 1-0.
Qeveria angleze ka vendosur që të hiqet ndalimi i hyrjes së tifozëve në stadiume në datën 2 dhjetor.