Gjasat që mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu të largohet nga “San Siro” po rriten gjithnjë e më shumë.
Por, duke e parë këtë situatë, drejtuesit e “Rossonerëve” nuk po qëndrojnë në heshtje, pasi që kanë filluar të mendojnë për pasuesin e turkut.
Mesfushori i Lazios, Luis Alberto shihet nga “kuqezinjtë” si ideali për të zëvendësuar në mesfushë Hakan Çalhanoglun.
Momentalisht, Milani ndodhet në pozitën e parë në Serie A duke grumbulluar 28 pikë në 12 takime.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli xhiron e radhës do të ketë punë me Sassuolon në udhëtim.