Pas dëmtimit të pësuar nga Rodrygo, i cili do të qëndrojë në bokse për tre muaj dhe do të mungojë pothuajse sigurisht përballjen e dyfishtë me Atalanta-n në Champions, e përditshmja AS është ndalur te dëmtimet e shumta që ka pësuar skuadra e Zidane nga fillimi i sezonit.
“Mallkimi vazhdon”, ky është titulli i artikullit ku bëhet një analizë e dëmtimeve të shumta që kanë goditur madrilenët.
Vetëm katër lojtarë nga 24 kanë qenë në dispozicion të Zidane në të gjitha ndeshjet e sezonit dhe dy prej këtyre janë portierë.
Bëhet fjalë për Courtois, Lunin, Varane dhe Mendy.