Manchester Utd pas barazimit 2:2 me Leicester Cityn në Leicester, sonte në 'Old Trafford' mezi fiton me rezultat 1:0 ndaj Wolvesit.
Për një fije të flokut Wolvesi mbetet pa pikë, ndërsa "Djajtë e kuq" fituan në fund.
Wolves me 27 dhjetor nxori një pikë (1:1) me Tottenham, edhe sonte në konak të Manchester Utd, gati sa befasojnë por fati ia ktheu shpinën.
Futbollistët e Manchester Utd, si Cavani, Fernandes, Rashford, Martial etj. pas shumë orvatjeve ia dolën në fund. Në minutën e 90+3, Marcus Rashford siguron fitoren e madhe të Manchester Utd.
Pas javës së 16-të, Manchester Utd është në vend të 2-të me 30 pikë (një ndeshje me pak), ngec për 2 pikë nga lideri Liverpooli dhe Wolves zë pozitën e 12-të me 21 pikë.