Juventusi ka mbërritur sot në mëngjes vonë në Milano, i nisur me autobus nga Torino, pasi kanë marrë rezultatet e tamponëve të kryer në mbrëmjen e të martës.
Mungesat e zyrtarizuara të Andrea Pirlos janë Morata (i dëmtuar), Alex Sandro dhe Cuadrado, që të dy rezultuan me Covid-19.
Për ndeshjen e sotme, bardhezinjtë do të zbresin në fushë me skemën 4-4-2: Szczesny do të jetë në portë.
Në hapësirën e mbrojtjes, Demiral do të veprojë në të djathtë, ndërsa qendra do të jetë Bonucci-De Ligt me Danilo në të majtë.
Për momentin, turku i Juventusit është favoriti për të zëvendësuar Cuadrado.
Në mesfushë ka më shumë dyshime pasi Bentancur dhe Rabiot janë në një balotazh me Arthur dhe McKennie.
Sidoqoftë, në krahë duhet të jenë Chiesa dhe Ramsey. Në sulm, hapësirë për Cristiano Ronaldo dhe Dybala.
Juventus (4-4-2): Szczesny; Demiral, Bonucci, De Ligt, Danilo; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Ramsey; Cristiano Ronaldo, Dybala.