Drenica nga Skenderaj synon të jetë më e fortë në pjesën e dytë të kampionatit dhe vazhdon me përforcime. Synimi i kësaj skuadre është që ta sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit.
"Sot në ambientet e klubit tonë, janë prezantuar edhe dy lojtarë tjerë, që kanë përforcuar
Radhët e klubit. Fjala është për sulmuesin vendas, Kreshnik Uka, i cili ka ardhur në formë huazimi për 6 muaj nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi. Ukën e njohim të gjithë, dhe ai do t’i ndihmojë skuadrës për stinorin pranveror.
Uka luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe që nga dita e sotme është ven nën ‘urdhrat’ e trajnerit Bledar Devolli.
Ndërkohë, edhe një sulmues tjetër zbarkon në Drenicë. Fjala është për ish-sulmuesin e Besës dhe se fundmi Vëllaznimit, Dardan Rogova. Ky i fundit gjithashtu është sulmues krahu dhe ka filluar menjëherë stërvitjet me grupin.
Drejtuesit e klubit shumë shpejt do t’i zyrtarizojnë edhe marrëveshjet me disa futbollistë tjerë të spikatur, që do të përforcojnë skuadrën për pjesën pranverore të kampionatit", ka bërë të ditur FC Drenica.