Si gjithmonë, afati lkalimtar dimëror është interesant.
Henrikh Mkhitaryan ka pranuar të zgjasë kontratën e tij aktuale me Romën, raporton gazetari i njohur italian Fabrizio Romano për “Sky Sports”.
Lojtari me pasaportë të Armenisë do të vazhdojë edhe për një vit qëndrimin e tij në Itali, ku ka pranuar kontratën për një vit nga skuadra e Romës.
Kontrata aktuale e Mkhitaryan do të përfundoj në fund të edicionit 2020/21, dhe në fund lojtari do të ishte si agjent i lirë, por ka vendosur që të vazhdojë qëndrimin e tij tek skuadra romake.