Derbi i madh italian, pa fitues 

Futboll

Derbi i madh italian, pa fitues 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:24
Derbi i madh italian, pa fitues 

Interi kthehet me një pikë nga  "Olimpico" e Romës, duke barazuar me rezultat 2:2 kundër Romës, në derbin e madh italian. 

Në minutën e 17-të Pellegrini kalon në epërsi skuadrën romake dhe dukej se gjithçka do të shkojë ashtu siç edhe e nisën. 

Në minutat në vazhdim zikaltrit bëjnë përmbysjen. 

Skriniar në minutën e 56-të dhe Hakimi në atë të 63-tën kalojnë në epërsi (1:2) Interin. 

Duhet veçuar golin e Hakimit në minutën e 63-të, i cili nga rreth 15 metra realizon në këndin e epërm të djathtë. Në minutën e 86-të, Mancini barazon shifrat, 2:2, shmang humbjen e romakëve.  

Pas javës së 17-të në Serie A, Interi është në vend të dytë me 37 pikë, ndërsa Roma në atë të tretën me 34 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat