Trajneri i ri i PSG ka vendosur

Futboll

Trajneri i ri i PSG ka vendosur

Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:29
Trajneri i ri i PSG ka vendosur

Ndonëse një vit më parë ylli brazilian, Nejmar Jr, do të shprehej haptazi se ishte i interesuar për tu rikthyer në Barcelonë, duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Drejtuesit e PSG, duke u bazuar në dëshirën e trajnerit të ri e kanë hequr brazilianin nga lista e transferimeve.

Sfida e kryesisë është të rinovojë me lojtarët kryesorë të ekipit, Nejmar dhe Mbape.

Burime pranë klubit kanë deklaruar se trajneri i ri, Poketino ka si prioritet parësor zgjatjen e kontratës së brazilianit, nisur dhe nga fakti që Mbape ka shprehur dëshirën për tu larguar nga klubi parizien.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat