Portieri Armend Rugji largohet nga skuadra e Ballkanit të Therandës. Lajmin e ka bërë të ditur vet portieri.
“Dua të falënderoj prej zemre shumë ‘Xhebrailat’ edhe qytetarët e Suharekës për përkrahjen që më kanë dhënë për 4 vite sa kam qenë pjesë e klubit Ballkani.
Faleminderit Arsim Kabashi dhe Bali Kabashi.
Faleminderit Suharekë shumë”, ka shkruar Rugji.