Armend Rugji më parë ka njoftuar edhe zyrtarisht për largimin nga skuadra e Ballkanit.
Ai nga nesër do të ketë mundësi që të tregojë se cila do jetë skuadra ku ai do të vazhdojë karrierën.
Rugji ka vendosur që të transferohet tek klubi i vendlindjes së tij, Liria.
Lajmin për aventurën e re të Rugjit e ka konfirmuar vetë portieri duke thënë që tashmë është gjithçka zyrtare dhe se zyrtarizmi është çështje kohe.
“Jam dakorduar me skuadrën e Lirisë. Tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e qytetit të lindjes”, ka thënë Rugji për Gazetën Sheshi.
Kujtojmë që Rugji ka qenë ndër më meritorët për inkuadrimin e Ballkanit vite më parë në Superligën e Ksovovës.
Kurse, tashmë synimi i portierit është të inkuadrohet me skuadren e Lirisë në Superligë.