Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens mund të rikthehet në ndeshjen e radhës kundër Empolit.
Sipas Radio Kiss Kiss, belgu është stërvitur me skuadrën dhe ndoshta do këtë disa minuta ndaj Empolit në Kupën e Italisë.
Thuhet se plani i Napolit është që t’i jap disa minuta pastaj ta vendos titullarë kundër Fiorentinas.
Në këtë mënyrë Napoli mund ta këtë Mertensin në formë për Superkupën e Italisë kundër Juventusit që zhvillohet me 20 janar.
Mertens ka luajtur 11 ndeshje në Seria A këtë edicion duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime.