Edhe pse para disa javësh u bë fakt i kryer nga të gjitha mediat sportive në Shqipëri, kalimi i Ferhan Hasanit te Tirana në këtë sesion merkato, ky transferim nuk do të kryehet. Bie përfundimisht poshtë pista “Buba” për bardheblutë dhe gjithçka është konfirmuar nga presidenti i bardhebluve Refik Halili i ftuar në procesin sportiv në Top Channel, nënvizoi se kërkesat ekonomike të Hasanit ishin të pa përballueshme për Tiranën.
“Hasani është e vërtetë që është futbollist i lirë, kam folur edhe personalisht me të. Ka propozim nga ana jonë dhe nga ana e tij. Nuk mund të plotësojmë kërkesat e tij, me shumë respekt.
Jemi shkëputur dhe nuk do të jemi për të vazhduar atë që ka bërë kërkesë futbollisti. Kërkesa e tij është e papërballueshme për nivelin dhe vetë planin e buxhetin që kishim për këtë sezon”.
Halili zbuloi se Tirana po bën përpjekje për të afruar edhe një qëndërsulmues në këtë merkato dhe objektivi kryesor është, Ahmed Ahmedov i CSKA-së së Sofies.