Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i yllit të PSZH-së, Kilian Mbape.
Francezi ka refuzuar rinovimin me “parisienët” dhe është i hapur për sfidën e re, derisa kontrata i skadon në qershorin e vitit 2022. Sipas “Diario AS”, Reali do fitoi rreth 100 milionë euro me shitjen e disa yjeve, siç janë Isko, Dani Seballos, Geret Bejll, Luka Joviç, Marselo dhe Brahim Diaz. Të gjithë këta lojtarë do jenë në shitje gjatë verës, dhe pjesa tjetër e ‘operacionit’ Mbappe do kompletohet në formë huazimi.
Paga e Mbapes nuk do të jetë problem sepse me largimin e yjeve si Bejll, Joviç dhe Marselo, “Los Blancos” kanë para që t’i ofrojnë çdo vlerë që e kërkon lojtari.
Reali beson se PSZH-ja do kërkojë rreth 150 milionë euro për sulmuesin në verën e ardhshme.