“Topçinjtë” ende e dëshirojnë mesfushorin e Romës.
Klubi londinez është ende i interesuar për mesfushorin Steven N’Zonzi, raporton FootMercato.
Arsenali ka kohë që është duke u lidhur me një transferim të ish-lojtarit të Blackburn dhe Stoke City, ku sipas spekulimeve tekniku Mikel Arteta pritet të tregojë interesim për mesfushorin francez.
N’Zonzi momentalisht është nën radhët e skuadrës franceze Rennes, ku është në formë huazimi deri në fund të edicionit 2020/21.