Skuadra shqiptare e futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës, që po lufton për të siguruan ekzistencën në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, synon të përforcohet me një japonez.
“Një ‘bombë’ e vërtetë transferimi nga Tetova. Gjegjësisht, siç thotë informacioni ynë i verifikuar, Renova ndoshta do të forcohet me një lojtar japonez, Ken Akamatsu, një sulmues i cili i ka 25 vjeç.
I lindur në Japoni, ai ka luajtur në Shkollën e të rinjve Joura dhe si profesionist ka luajtur për ekipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Denver, Colorado dhe New Mexico.
Përndryshe, japonezi do të jetë në Tetovë, së pari në një provë njëjavore”, shkruan “Sportmedia".