Sulmuesi i Kosovës U-19, Veton Tusha ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e Superligës së Turqisë, Denizlispor.
18-vjeçari ka stërvitur me klubin turk që nga fillimi i këtij sezoni, kurse tani ai ka bindur udhëheqësit për t’i ofruar një kontratë profesionale.
Tusha nënshkroi kontratë që do ta mbajë te Denizlispori për tri vite e gjysmë.
Ai është vetëm 19-vjeçar, vjen nga qyteti i Kaçanikut, kurse është i gjatë 1.74m.
Para Denizlisporit, Tusha ishte pjesë e Vardarit të Shkupit.