Futbollisti nga Kosova që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka ka postuar një fotografi me familjen e tij derisa ka treguar se pritet të bëhet baba për herë të dytë
Këtë futbollisti i Arsenalit e ka bërë me anë të një postimi që e ka bërë në Instagram.
“Familja e jonë po rritet…ne mezi presim të takojmë ty”, ka shkruar Xhaka.
Kujtojmë se Xhaka para më shumë se një viti kishte pritur në jetë një vajzë bashkë me gruan e tij Leonita të cilën e ka pagëzuar me emrin Ayana.
Kujtojmë se Xhaka pati një ndeshje të mirë mbrëmë ku dy herë shpëtojë Arsenalin nga dy raste ku Crystal Palace kishte mundur që të shënonte gol..