Prokurori i Genoas lëshoi 8 masa përjashtimi në manifestimet sportive, për një total prej 56 vitesh ndaj ultrasve të Xhenoas, të përfshirë në hetimin e “Zonës së Lirë” në lidhje me episodet e zhvatjes kundër klubit të Genoas.
Historia fillon më shumë se 10 vite më parë: një përpjekje për zhvatje kundër presidentit Enriko Preciozi nga disa tifozë të Genoas.
Sipas asaj që thuhet, grupi po zhvaste para, por edhe përfitime të tjera nga presidenti i ekipit nga Liguria, Enriko Preciozi.
Prokurori me ndihmën e Antikrimit lëshoi masën e përjashtimit ndaj 8 personave të përfshirë për një total prej 56 vitesh.
Masat ndryshojnë nga një minimum prej 4 deri në një maksimum prej 10 vitesh.